Haradinaj kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: 3 ranë për t’u ngritur mijëra

17 janar 2025 | 15:12

Daut Haradinaj i ka kujtuar në 43 vjetorin e vrasjes, tre heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën.

Haradinaj që në luftë ishte komandant i brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, ka thënë se rënia e tyre ishte pikënisja e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavisë në Kosovë.

“3 ranë për t’u ngritur mijëra. Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, janë pikënisja e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavisë në Kosovë. Me krenari kam udhëhequr Brigaden 131 me emrin e heroit ‘Jusuf Gërvalla’, me krenari sot kujtojmë kontributin e tyre të pashoq për kombin tonë, 43 vjet pas përjetësimit të tyre! Nën siglen 131 dhanë jetën 300 dëshmorë dhe mbetën qindra invalidë. Përjetësisht respekt për sakrificën tonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka marrë pjesë…