Haradinaj: Kukësi ka përkrahur Kosovën në etapat më të rëndësishme historike
12 janar 2018
| 13:27
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu me bashkëpunëtorë.
Haradinaj e ka falënderuar kryetarin Shehu për kontributin e jashtëzakonshëm që banorët e Kukësit kanë dhënë për Kosovën, në etapat më të rëndësishme historike.
Më tutje , kryeministri Haradinaj ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha temat me interes për të dyja vendet, veçmas për bashkëpunim të dyanshëm, konkretisht mes komunave kufitare.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke kërkuar përkrahjen e Kosovës në projekte ekonomike të Kukësit.