Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për vëllezërit Bytyqi

08 korrik 2021 | 12:08

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi.

Duke vlerësuar lartë kontributin e vëllezërve Bytyqi për lirinë e Kosovës, Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalën se kërkuari drejtësi për ta.

“Agroni, Ylli dhe Mehmeti iu bashkuan rreshtit të mbrojtësve të vendit, në momentet më vendimtare të luftës për liri. Rënia e tyre shpalos dimensionin e vërtetë të kësaj lufte. Shteti serb përpos që i ekzekutoi pa gjyq, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë vëllezërit Bytyqi.  E dashur familje Bytyqi! Sot e çdo ditë, ne ndajmë dhembjen me ju dhe me bashkëluftëtarët e ‘Atlantikut’.  Shpirti i tyre human, atdhedashuria dhe heroizmi i Agronit, Yllit e Mehmetit, do të përkujtohen gjithmonë. Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta.  Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti në shkuarje i Iranit, Hassan Rohani, u ka vënë…