Haradinaj: Kurrë nuk e lë pa e ndërtuar autostradën e Dukagjinit
18 gusht 2019
| 13:56
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është zotuar se do ta ndërtojë autostradën e Dukagjinit.
Ai u ka thënë dukagjinasve se nuk do të heq dorë nga ky projekt i rëndësishëm.
“Kurrë nuk e la pa e ndërtuar autostradën e Dukagjinit. Kur pat ardhur Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: ‘S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e la pa e ndërtuar Rrugën e Kombit’! Edhe unë po ju them Dukagjin, kurrë nuk e la pa e ndërtuar Autostradën e Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka postuar një fotografi me ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha.
/Epoka e re/