Haradinaj: Kurti bëri hajgare me një Kosovë, humbi shumicën për 50 ditë
26 maj 2020
| 23:39
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se Albin Kurti e humbi shumicën.
“Kemi mbajtur zgjedhjet, i pari ka fituar për një për qind nga i dyti dhe e humbi shumicën. A për budallakinë e tyre të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj në emisionin DPT te Fidan Jupolli.
“Z. Kurti ka bërë hajgare me një Kosovë, e ka humbur shumicën për 50 ditë”, është shprehur Haradinaj.
“Besoj fuqishëm se e ka shumicën qeveria e re (LDK, AAK, Nisma) e vendit”, ka deklaruar Haradinaj.