Haradinaj: Kurti do të na kthejë në agrarë, Veseli nuk e ka idenë çfarë po flet
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me strukturat e Aleancës, ka “thumbuar” kundërkandidatët e tij për postin e kryeministrit.
Haradinaj për kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e kam dëgjuar duke folur për ekonominë. Ndërsa për kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se ai po dëshiron ta kthejë Kosovën në kohën agrare.
E sa i përket liderit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Kadri Veseli, Haradinaj ka thënë se nuk e ka idenë për çfarë po flet.
“I kam përcjellë kolegët e mi. Vjosa është juriste edhe unë jam jurist. Kadria nuk e di profesionin që e ka përveç inteligjencës, ka kryer diçka në Greqi”.
“Albini po do të na kthejë në kohë të agrarit, këto janë logjikat e tij, as komuniste nuk janë. Për Vjosën, ende nuk e kam dëgjuar duke folur për ekonominë. Për Kadrinë, e kam dëgjuar dhe ai nuk e di për çka është duke folur”, ka thënë Haradinaj.