Haradinaj: Kurti duhet ta lërë inatin, nuk ka të bëjë vetëm me Jasharajn, por me 20 mijë mësimdhënës

21 shtator 2022 | 22:30

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i ka dalë në krah SBASHK-ut dhe sindikatave tjera në lidhje me kërkesën për rritje të pagave prej 100 euro.

Haradinaj në RTV Dukagjini thotë se ka kaluar një kohë e gjatë dhe Kosova është pa ligj dhe rritje të pagave.

“Është shumë e pakuptimtë për mua mos gatishmëria e Kurtit për të pranuar një kërkesë shumë minimale. Vërtetë kjo kërkesë për ngritje të pagave për 100 euro është vërtetë minimale. Unë nuk po e përhahi grevën por kërkesën legjitime të mësimdhënësve për 100 euro më shumë në pagë”, tha ai.

I pari i AAK-së thotë se Qeveria duhet ta shqyrtojë këtë kërkesë minimale për rritje të pagave.

“Kurti duhet ta lërë inatin, ta kuptojë se nuk ka të bëjë me Rrahman Jasharajn, por ka të bëjë me 20 mijë mësimdhënës, të cilët kanë qenë pararojë e proceseve në vazhdimësi. E këshilloj Kurtin, se kjo kërkesë është minimale, habitem sa e kanë duru kurtin Sindikatat, nuk e kuptojë këtë logjikë të Kurtit”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar lidhjet e mundshme politike të Rrahman Jasharajt me ish partitë e PAN-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Departamentit të PDK-së për Drejtësinë në kuadër të…