Haradinaj: Kurti e ka ndërtuar një kala prej letre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Albin Kurti e ka ndërtuar një kala prej letre.
Sipas tij, kjo kala do të bie në mënyrën se si është ndërtuar.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka skandale të ministrave të Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
”Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës”.
“Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar”, ka shkruar Haradinaj të hënën.
Reagimi i kreut të AAK-së vjen, pas përgjimeve të publikuara në Nacionale, ku shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila bisedon me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiqi, për agjendën parlamentare.