Haradinaj: Kurti është fshehur nga unë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është fshehur nga ai.
Haradinaj ka komentuar takimin e kryeministrit Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
“Kurti është fshehur ndaj meje. Është e pakuptimit me pas pikën e parë, qeveria e Kosovës, transformimin e CEFTA-s në SEFTA. Se na ka mbetë neve problem a është CEFTA a SEFTA. Kjo është tamon me bo hajgare me këtë Kosovë. Ai po i jep një alternativ njohjes”, tha Haradinaj në CLICK.
Ai tha se ndihet i mashtruar nga kryeministri dhe përmendi pikat se ku ndihet i zhgënjyer nga i pari i qeverisë.
“Të shkon kryemninistri i Kosovës dhe të thotë se unë nuk do ta vazhdojë dialogun, është një mashtrim klasik”, tha ndër të tjera Haradinaj.