Haradinaj: Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet
21 gusht 2023
| 10:32
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Albin Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet, por krijon sistem paralel.
“Ai edhe për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes e të shtetit, që prekin edhe sigurinë kombëtare, angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve, por që mjafton të jenë jarana të tij, siç ishte edhe rasti me Ridvan Muharremin”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka shkruar se këto janë ato lidhjet e shkurtëra të kapjes së shtetit me miq e dosllarë, për të cilat e ka pasur ngritur alarmin këtu e një vit më parë. “…lidhje këto të cilat po dalin në shesh përditë e më shumë”, ka shkruar Haradinaj.