Haradinaj: Kurti është veteran i rrejshëm, atë nuk e lidh asgjë me UÇK-në
Lideri i AAK-së ka vlerësuar se ai është i vetmi kandidat për kryeministër që përfaqëson UÇK-në.
Ai është zotuar se do t`i mbrojë këto kategori.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka folur edhe për raportin e kryeministrit Kurti me UÇK-në.
“Sot jam kandidati i vetëm nga UÇK-ja për kryeministër. Pra, nga të gjithë kandidatët jam i vetmi si ish- UÇK. I falënderoj të gjithë për mbështetjen. Në këtë proces, nuk do të iki nga vetja asnjëherë, kam qenë ushtar i UÇK-së, jam pjesë e atyre që i kanë pri proceseve të lirisë dhe vazhdojmë me qenë. Jam pjesë e veteranëve, invalidëve, familjarëve të dëshmorëve. Do t`i dua këta njerëz, do t’i respektoj”, ka theksuar Haradinaj.
Sipas tij, Kurti nuk ka të bëj asgjë me UÇK-në. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës është veteran i rrejshëm.
“Nuk ka të bëj me UÇK ai asgjë, ai s’ka lidhje. Ai është veteran i rrejshëm. Prokuroria ndoshta për kurtuazi mund të shkojë dhe ta marrë në pyetje, por ai është veteran i rrejshëm”, ka thënë Haradinaj.