Haradinaj: Kurti ka dezertuar prej temave kryesore të Kosovës

19 mars 2020 | 13:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, në një prononcim për medie ka thënë vendi është duke kaluar në një periudhë të vështirë dhe se kryeministri Albin Kurti ka dezertuar prej temave kryesore të shtetit tonë

“Është një situatë jo e lehtë. Ne i dhamë përkrahjen LDK-së. Mbajtja pezull nuk është më dobi. Kemi qenë pro mocionit, do të kemi edhe takime tjera ditëve në vijim. Përkrahje do t’i japim. Nuk e di çka të them për Qeverinë teknike është herët të flasim. Opozita voton pro, qeveria Kurti e ka hequr taksën, por e ka hequr në mënyrë më të keqe të mundshme”.

“E kemi përcjellë me vëmendje s’besoj që Kosova ka pasur ndonjëherë qeveri më konfliktuoze. Jemi në situatë të vështirë  dhe është një lloj dezertimi i Kurtit, prej temave kryesore të vendit. E ka hequr taksën pa negociuar me Amerikën”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës, ka filluar shpërndarjen e shujtave për të…