Haradinaj: Kurti me vendimin e 100 eurove ka paraparë kohën e zgjedhjeve të reja
12 prill 2022
| 22:42
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pakoja e re ekonomike e Qeverisë Kurti për 100 euro shtesë për muajin prill, për të gjithë pensionmarrësit, për punetorët e sektorit privat, ata publik dhe për studentët, është sinjal për zgjedhje të reja në vend
“100 eurot e sotme japin sinjal për zgjedhje të reja. Kurti dhe ekipa e tij e kanë paraparë kohën e zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për RTV21.