Haradinaj: Kurti në Maqedoni përçau shqiptarët dhe përkrahu aleatët e Vuçiqit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përçarjen e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.
Ai ka vlerësuar se Kurti në Maqedoni ka ndihmuar aleatët e Aleksandër Vuçiqit dhe aleatët e Rusisë.
Sipas tij, kryeministri Kurti është kundër fuqizimit të shqiptarëve në rajon.
“Unë e shtrojë një pyetje, prej kah ideja ose kush ja ka dhënë detyrën Kurtin me shkua me i ndihmua aleatët e Vuçiqit dhe aleatët e Rusisë në Maqedoninë e Veriut dhe me i përça shqiptarët. Kjo është një pyetje që tregon ato që kam thënë në të kaluarën se njëherë është gabim, dy herë është gabim ndërsa e treta herë është zgjidhja. Kurti e ka zgjedh këtë detyrë të veten me shkua me i ndihmua aleatët e rusëve dhe me i pengu shqiptarët në proceset e fuqizimit të tyre të mëtejshëm me përçarje”, ka thënë Haradinaj për “RTV21”