Haradinaj: Kurti po e gënjen diasporën

13 tetor 2024 | 22:14

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka gënjyer mërgatën shqiptare gjatë takimeve me ta. Ai thekson se diaspora është një pjesë e pandashme e atdheut dhe se gënjeshtrat dhe mashtrimet, veçanërisht para zgjedhjeve, janë një mohimi i saj. Haradinaj kritikon Kryeministrin Albin Kurti për neglizhencën ndaj diasporës dhe për menaxhimin e dobët të situatës në Kosovë, duke i akuzuar për vonesat në anëtarësimin në NATO dhe për një raport të pasaktë mbi rritjen ekonomike. Në një apel për transparencë, ai kërkon që të vërtetat e hidhura për situatën në vend të thuhen me guxim, duke theksuar se gënjeshtra nuk janë opsion në respektimin e diasporës shqiptare.

Positmi i Haradinajt:

TA GËNJESH DIASPORËN, DO TË THOTË TA MOHOSH ATË

Diaspora shqiptare është pjesë e atdheut dhe kontributi i saj për liri e për shtet ka qenë thelbësor. Këtë duhet ta thotë gjithkush dhe në çdo rast. Por mërgata shqiptare nuk meriton të gënjehet e të mashtrohet kaq paturpësisht sa herë që afrohen zgjedhjet.

Albin Kurti, që nuk mbahet mend ta ketë vizituar diasporën ndonjëherë, të paktën deri tash që janë afruar zgjedhjet, do të duhej ta thoshte të vërtetën e plotë për Kosovën. T’u thoshte bashkëkombësve tanë se ai dhe qeveria e tij e kanë lënë pa bukë Ushtrinë e Kosovës; sepse i kanë vjedhur rezervat ushqimore, miell e vaj, që vendit i duhen në kohë krize.

Të ju sqaronte bashkombasve se së bashku me Listën Serbe i kanë përjashtuar luftëtarët e lirisë nga pagat që i meritojnë.

Diasporës duhet t’i tregohet e vërteta se Albin Kurti dhe qeveria e tij janë fajtorë pse Kosova nuk është në proces të anëtarësimit në NATO, se Kosova është përjashtuar nga “Defender”, se është nën sanksione të BE-së.

Të paktën do të duhej që t’u thuhej se informata e qeverisë për rritje ekonomike prej 33 për qind është gënjeshtër, sepse e vërteta është dhjetë herë më pak. Ose t’u tregohej se pagat në Kosovë gjatë qeverisjes së tij janë rritur vetëm për 6.8 euro.

Pse Kryeministri nuk i tha diasporës se ajo për 4 vjet është rritur në numër për 200 mijë njerëz që e kanë braktisur Kosovën, por u mundua t’i mashtrojë me fjalinë “JU E KENI GJETUR Atdheun”! Si mund ta gjejë njeriu atdheun e tij, derisa e braktis atë nga halli?

Janë edhe 1001 të vërteta të tjera të dhimbshme që Albin Kurti nuk i kishte përmendur në takim me diasporën, por sot bota është zvogëluar dhe njerëzit po shohin e po dinë.

Kushdo që e respekton, e nderon dhe e konsideron diasporën si pjesë të atdheut, ai ia thotë asaj të vërtetën. Gënjeshtra apo gjysmë e vërteta janë mohim i saj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse ka diçka që neve na pëlqen, është që të…