Haradinaj: Kurti po e instrumentalizon policinë për interesa elektorale

05 shtator 2024 | 12:50

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Policia e Kosovës nuk e ka kujdesin e qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se ndaj policisë është duke u ushtruar presion politik.  Në këtë kontest, Haradinaj ka kërkuar nga policët që mos të bëhen instrument i qeverisë Kurti.

Haradinaj ka thënë se prioritet i tij është që paga minimale në polici të jetë 1 mijë euro.

“Kur më 6 shtator 1999 u themelua policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. Nesër bëhen 25 vjet. E uroj policinë në 25-vjetorin e themelimit! Do të kujtojmë përgjithmonë policët e rënë në detyrë. Kemi shumë punë për ta forcuar dinjitetin, kushtet dhe pajisjet e policisë sonë. Prioritet do të jetë paga minimale prej 1.000 euro brenda Policisë dhe sigurimi shëndetësor. Modernizimi i pajisjeve të Policisë do të bëhet gjithashtu. Policia sot nuk e ka kujdesin e qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon policinë për interesa elektorale sa është në qeveri. Ai nesër në 25-vjetorin e policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim. Për pak javë kjo do të përfundojë. Policia është e Kosovës. Qëndroni të tillë. Mos u bëni instrument në duar të pasigurta!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruar nga: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Akademik Gazmend Zajmi është…