Haradinaj: Kurti ta ndërpresë shkatërrimin e vendit
05 nëntor 2022
| 19:00
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se sot në Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuan vendosmërinë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.
Haradinaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara.
“Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse”.
“Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.