Haradinaj: Kurti u nguli thikë pas shpine veteranëve

24 korrik 2023 | 13:34

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lufta e fundit e popullit shqiptar dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është themeli i lirisë.

Ai, në diskutimin e sotëm me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, është shprehur se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti i ka mashtruar veteranët.

“Qeveria e Kosovës po i ngul thikë pas shpine kategorive të shenjta te popullit. Kurti dhe kjo qeveri i ka ngul thikë pas shpine sakrificës sonë për liri, kategorive të lirisë, njerëzve që kanë mbajtur mbi supet e tyre përpjekjet për liri. Kjo sjellje është joinstitucionale dhe degraduese”, ka thënë Haradinaj.

“Sakrifica për liri është e të gjithëve. Kushdo që e ka bërë këtë sakrificë e ka bërë për kombin. Kjo do të mbetet në përjetësi ndër breza. Çdo brez i atyre që ka bërë sakrificë për liri shpreh respekt për paraardhësit, sikurse po ashtu ndihet i fyer kur kjo sakrificë i fyhet”.

“Lufta e fundit e popullit shqiptar e UÇK-së është themel i lirisë sonë. Mori shumë jetë, ishte e dhimbshme, fëmijë, gra e pleq. Sot ende kemi plagë të shumta, të pagjeturit, por kemi shumë të gjallë që krenohemi. Ashtu siç krenohemi me heronj, ne krenohemi me të gjallët, ata janë krenaria jonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eliza Frrokaj nga Gjakova shpall të pavlefshme dëftesën nga klasa…