Haradinaj, Kurtit: A je rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë kur ishe në burg?

20 maj 2021 | 11:10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg.

“Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti. A je i rekrutuar nga shërbimet serbe? A bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite? A është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyruar me mbajt pushkën në dorë me luftuar për lirinë e vendit? Duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshuar se mbahesh peng nga shërbimet serbe”, ka thënë Haradinaj gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, ai e ka pyetur Kurtin nëse është duke i sjellë Kosovës ndonjë të mirë nga takimet në Bruksel.

“Dhe e dyta çka po i sjell Kosovës tregona kur po shkon në Bruksel?”, ka pyetur Haradinaj.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka kërkuar Haradinajt që të ketë kujdes me fjalorin parlamentar.

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen pasi pardje kryeministri Kurti gjatë deklarimit të tij para medieve në Bruksel ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore mbi të cilat vendet e Ballkanit e Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, që mund të ecin përpara drejt integrimit në BE.

Një nga këto shtylla, siç thotë Kurti, është eliminimi nga skena politike e kriminelëve të luftës, megjithatë ai nuk e ka specifikuar se për kë saktësisht e ka fjalën.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë…