Haradinaj, Kurtit: Kriza sociale ka mbërritur në asht, është sosur durimi

25 gusht 2022 | 14:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kriza ekonomike qytetarëve iu ka “mbërritur në asht”, për këtë thotë se “durimi është sosur”.

Reagimi i Haradinajt vjen pasi Ministria e Financave e ka kërkuar listën e grevistëve për t’iu ndalur pagat.

“Kryeministër mos e kërko fajin te punëtorët, por te vetja jote. Ka më shumë se një vit e gjysmë që ti tallesh me ta, për të mos thënë se po i vjedhë ata”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka shtuar se “punëtorët janë në të drejtën e tyre dhe grevat janë mjeti i vetëm që u ka mbetur në dorë”.

“Ju kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.2%. Çdo formulë tjetër do t’u kthehet në bumerang. Është sosur durimi”, ka mbaruar postimi i Haradinajt në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiro e tretë në ALBI Mall Superligën e Kosovës ka…