Haradinaj, Kurtit: Ku ia ke qitë hesapin, a po do me çdo kusht me e rreziku veriun?

06 dhjetor 2022 | 17:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimeve në Zubin Potok dhe në Mitrovicë të Veriut.

Haradinaj në “Facebook” ka drejtuar akuza në drejtim të kryeministrit Kurti për situatën në veri.

“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse! Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu! Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së…