Haradinaj, Kurtit: Mos e fyej policinë sepse e dimë kush je!
04 dhjetor 2023
| 17:05
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti që “ta mos e fyejë” Policinë e Kosovës dhe që t’ua plotësojë kushtet.
Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë.
“Për dallim nga ti kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia. Andaj, mos e fyej policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.