Haradinaj,  Kurtit: Mos mashtro, ASK-ja të ka treguar se mbi 211 mijë qytetarë e kanë braktisë Kosovën sa ti ke qeverisë

29 gusht 2024 | 15:36

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar qeverinë Kurti se po mashtron me shifrat për zhvillim ekonomik dhe punësim.

Këto akuza Haradinaj i ka bërë duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë ka pasur rritje të buxhetit të shtetit dhe se kjo është përkthyer në punësim të shtuar.

Haradinaj ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se meqë ka rritje të buxhetit për 35 për qind, pse s’po i rrit pagat e pensionet për 25 për qind.

Sipas tij, një rritje e tillë mund të bëhet pa asnjë problem qysh sot.

“Agjencia e Statistikave që është pjesë e zyrës së kryeministrit të ka tregu që 211, 749 qytetarë e kanë braktisë Kosovën për 4 vite sa ti ke qeverisë. Nëse flet me të rinj, shumë prej tyre janë duke aplikuar dhe duke u përpjekur që të ikin dikah. Nuk ke asnjë ide asnjë koncept me ndihmuar vendin përveç populizmit, fjalëve të bukura dhe veprimeve boshe. Mos abuzo me statistika e mos mashtro. Kërkah s’është drejtimi që i ke dhënë Kosovës. Me trendët që i ke nuk besoj që të duhet fitorja në zgjedhje. Nuk përfiton Kosova e jam i sigurt që as ti, sepse ‘zullumi këputet për së trashi’ thotë populli”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës…