Haradinaj, Kurtit: Po shet patriotizëm, ndërsa heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendor
30 korrik 2021
| 09:06
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka reaguar Qeverisë së Kosovës, për siç thotë vendimin për heqjen e barrierave ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia.
Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mashtrimi i Qeverisë Kurti po vazhdon.
Postimi i plotë i tij:
Mashtrimi vazhdon!
Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.
Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës.
Mjaft mashtrimit!
RH