Haradinaj, Kurtit: Po shihet që e ke mizën ndër kapuç, ti e Haki Abazi yt po i bini rrotull krizës së energjisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur rreth termocentralit “Kosova e Re” , që e kishte kundërshtuar kryeministri Albin Kurti, teksa e ka pyetur nëse është bërë “pishman” ai dhe Haki Abazi që e sipas tij e kanë penguar ndërtimin e këtij termocentrali.
“Kryeministër e pashë që ishit të kujdesshëm me na e shpjegua gjendjen në Gjermani. Krejt bota e di që ata dikur kanë vendosë me i mbyllë nuklearët dhe me na tregu që s’kanë investime të vjetra, por po i hapin të rejat. A i ke ra pishman që e ke pengu investimin në ‘Kosovën e Re’, në 500 megavat. A e kishit pranuar sot atë investim ti e Haki Abazi e krejt ju që jeni këtu. Edhe çka kishit thënë sot për atë investim se ju lutna? Po shihet që e keni mizën nën kapuç edhe po i bini rrotull kësaj pune. A keni marrëveshje dhe sa na siguron në këtë dimër”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.