Haradinaj, Kurtit: Pse kur të tjerët e bënë marrëveshjen për energji e quajtët tradhti kombëtare
22 qershor 2022
| 13:17
Në seancën e sotme të Kuvendit, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë pyetje kryeministrit Albin Kurti në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë për energjinë.
Haradinaj ka kërkuar nga Kurti përgjigje pse më herët të tjerët i quante tradhtarë kur e bënë këtë marrëveshje.
“Pse kur të tjerët e bënë marrëveshjen për energji e quajtët tradhti kombëtare, e tash ju krenoheni dhe thurni elozhe për të njëjtën marrëveshje?”, ka pyetur Haradinaj.
E Kurti ia ktheu atij se “disa marrëveshje në të kaluarën kanë qenë tradhti”.