Haradinaj, Kurtit: Thoshe shko Hashim. Unë po të them shko Albin, se s’po qet në dritë asgjë

06 prill 2023 | 14:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka secilën herë më pak banorë, për shkak të emigrimit.

Për këtë situatë, Haradinaj ka hedhur akuza ndaj qeverisë për mos-shpenzimin e buxhetit, sipas tij kryeministri Albin Kurti nuk e ka “shti asnjë cent në projekte strategjike”.

“Kërkohet llogaridhënie në shoqëritë e tjera për ata që nuk e kanë zbatuar ligjin për buxhetin”, ka thënë Haradinaj, duke e pyetur Kurtin se përse ia ka marrë inati shtetit të Kosovës.

“Ke krijuar kaos në pagat e sektorit publik. Nuk e kuptoj pse ja ke marrë inati shtetit tënd, të punësuarve në sektorin publik? Pse i vetmi rajon që si rritet rroga është polici i Kosovës, ushtari i Kosovës, pse nuk i rritet rroga doganierit, AKI-së, çfarë inati ke me ta pse nuk jua rritë rrogat? Siguria është çështje serioze në Kosovë. Pse ja ke marrë inati mësuesve të Kosovës për 50 euro i mban shkollat mshelë, e i jep qindra milionë euro për çështje palidhje, çka është problem yt me këtë vend”, ka thënë Haradinaj.

Ashtu siç Kurti i kërkonte Thaçit, “shko Hashim”, edhe Haradinaj i ka thënë kryeministrit “shko Albin”.

“Nuk ka me iu nënshtruar Kosova një logjike të një njeri asnjëherë. I ke thanë Hashim Thaçit, shko ‘Hashim’. Ta dish shkoi Hashimi. Prej që ke ardhur ti nuk po shoh që dikush ka pa hajër prej teje. Edhe unë po të them shko Albin se s’po qet dritë asgjë. Veç nuk muj me të thanë shko atje ku janë ata”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka pasur kritika edhe për nepotizëm, duke thënë se nëpër kabinete secili ka familjarë në pozita kyçe.

“Na ke thënë më herët kushërinjtë janë për dasma, për shtëpia. Nuk e ki një në kabinet që se ka ndonjë baxhanak a kushëri në pozita kyçe. Pate qef me kap edhe gjyqësorin, të ka mbet merak”,  ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë nga sportistët elitarë të Shqipërisë dhe Kosovës në shumësportësh…