Haradinaj, Kusari-Lilës: Je shumë e shkathët dhe e zonja, i ke kaluar 5-6 parti

25 shkurt 2022 | 12:26

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, i është përgjigjur kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit pati kritika ndaj Qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se nga Haradinaj ka pritur të bënte thirrje unifikuese kundër heshtjes së Serbisë për sulmin që po ndodhë në Ukrainë.

“Si kërkues i kësaj seance si ish-kryeministër e njeri me kontribut të madh të luftës kisha pritur një reflektim më serioz dhe një thirrje e apel për unifikim në vend të shpërfaqjes së egos politike. Sot kuvendi do të duhej të mblidhej dhe me një zë të dënonte heshtjen e Serbisë karshi veprimeve të Rusisë. Cila është marrëveshja e keqe që kjo qeveri ia solli Kosovës? Ne duhet të jemi bashkë, ky kuvend duhet të flasë me një zë. Nuk e kanë forcën ushtarake të Rusisë dhe është një rrethanë kontekst tjetër gjeostrategjik në Kosovë. Sipas mocionit tuaj Haradinaj, janë elemente që nuk kanë nevojë të përsëritën e ju ka kaluar afati”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ndërkohë, Haradinaj në replikën e tij ironizoi me Kusari-Lilën duke i thënë: “Unë të respektoj shumë Mimozë. Je shumë e shkathët, në çdo parti ke dalë e zonja edhe mbi Vetëvendosjen ke hip. Ke kaluar 5-6 parti, pastaj po, ne jemi parti e vogël, por aq sa jemi, zërin tonë e kemi. Është e vërtetë që ju e keni penguar se kur e keni shti digitronin ju ka dalë shtrenjtë gazsjellësi me pare të Amerikës. Nuk mundeni me mohu faktin që keni shpreh mospajtime për dialog pa parime. Mimoza Kusari nuk mundesh me humb argumentin që kriza në Ukrainë nuk është për shkak të Contour Group por për Rusinë. Pranoni se jeni të humbur edhe në këtë debat para se të filloni”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i…