Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, reflektim i vullnetit të popullit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut, e miratuar 30 vjet më parë ka qenë reflektim i vullnetit popullor.
“Para tridhjetë viteve, Kuvendi i Kosovës aprovoi Kushtetutën e re të vendit, aktin më të lartë juridik dhe politik. E njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, pa dyshim ajo ishte reflektim i vullnetit të popullit”.
“E nxjerr në kontekst tjetër kohor nga Kushtetuta aktuale e Kosovës si shtet i pavarur, mund të themi me bindje se ishte njëra nga kushtetutat më të avancuara në rajon. Andaj, me konsideratën më të lartë, kujtojmë të gjithë delegatët të cilët dëshmuan guxim qytetarë e kombëtar, për të nxjerr në pah aspiratën e kamotshme politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/2056674151123655/