Haradinaj: Kushtetuta e vendit të mbrohet nga cenuesit e saj
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të mbrohet Kushtetuat nga cenuesit e saj.
Me këtë rast, Haradinaj e ka ftuar qeverinë e shkarkuar ta respektoj Kushtetutën dhe t’i zbatojë ligjet në vend.
“Kushtetuta e vendit të mbrohet nga cenuesit e saj. Qeveria e shkarkuar është cenuesi kryesor i saj. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kjo qeveri është recidiviste në shkelje. Vendimi për këtë kufizim nuk është një vendim që i përket specifikave të vendit tonë. Ky vendim e bënë të pamundur zbatimin e tij nga institucionet. Qytetarit i është shkelur e drejta në bazë të specifikave dhe i është pamundësuar të kryej detyrat bazike në kohën e caktuar prej 1 orë e 30 minuta. E ftojmë qeverinë e shkarkuar ta respektoj Kushtetutën dhe t’i zbatojë ligjet në vend”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.