Haradinaj: Kuvendi të miratojë rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO
23 nëntor 2023
| 12:35
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta aprovojnë një rezolutë me të cilën do t’i kërkohej qeverisë ta paraqesë kërkesën për anëtarësim në NATO.
Sipas tij, deputetët duhet të ndërmarrin vendime për ta ndihmuar sigurinë e vendit, raporton EO.
“Ne mund ta aprovojmë një rezolutë dhe t’i kërkojmë qeverisë që ta bëjë kërkesën për anëtarësim në NATO. Duhet të krijohet një komision parlamentar për NATO-n dhe një agjendë parlamentare për me i bindë vendet skeptike që të ecim përpara”, ka thënë Haradinaj.