Haradinaj: Lajm i shkëlqyeshëm vendimi i ShBA-së për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë
08 dhjetor 2021
| 21:10
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën.
Ai ka thënë se SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.