Haradinaj: Lajmi për liberalizimin e vizave, çështje javësh
17 maj 2018
| 17:33
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është çështje javës kur vendi ynë do ta marrë lajmin për heqjen e vizave.
Haradinaj i cili ndodhet në Bullgari, ka thënë se Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve evropianë.
“Është çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve evropianë dhe Deklarata e përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurt perspektivën euroatlantike. Kosova përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie”, ka shkuar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”