Haradinaj, LDK-së dhe LV-së: Gabuat kur e përmendët reciprocitetin me Serbinë
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka mbrojtur vendimin e tij në lidhje me vendosjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë.
Ai ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë gabuar kur e kanë përmemenduar reciprocitetin me Serbinë në raport me taksën 100 për qind.
“LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë gabuar kur e kanë përmendur reciprocitetin, sepse i kam treguar që Serbia ka kërkuar përmes ndërkombëtarëve reciprocitet. Shteti i tyre me na vendosë neve taksë nuk kushton shumë, ndërsa ne tyre kushton tepër”.
“Ata kanë lobuar intensivisht për mundësinë e reciprocitetit sepse Kosova eksporton shumë pak në Serbi ndërsa ata në Kosovë bëjnë shumë”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Kosova duhet ta ruajë tregun deri në njohje.
“Edhe Kosova duhet të ketë njerëz që bëjnë kalkulime për popullin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj gjatë debatit “Talk The Talk” në Riinvest.