Haradinaj, LDK-së: Po punoni kundër liberalizimit të vizave
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkesat për zgjedhje të reja nga zyrtarë të LDK-së i quan pjesë e garës për të parin e kësaj partie.
“Në LDK është hapë një garë për kryetar të LDK-së dhe tani ata po mundohen me gjet armiq me gjet tema”, ka deklaruar ai.
Ai beson se kjo parti po çon mesazhe të këqija për Kosovën në Europë sa i përket liberalizimit të vizave.
“Mirë është me u fokusu, me i ndihmu qeverinë në këtë rast për liberalizim të vizave. Mirë është nga LDK’ja mos me gabu me ndonjë porosi që e çojnë te Partitë Popullore a diku. Mos me çu porosi të gabuara që mos me na u aprovu liberalizimi i vizave. Nuk është mirë me dhënë skepticizëm që p.sh: nëse ndodh liberalizimi kish me pasë refugjatë. Nuk është kështu, nuk do të ketë refugjatë”, shpjegoi Haradinaj në emisionin ‘Debat’ në “RTK”.