Haradinaj: Letra e presidentit Trump, lajm i mirë për Kosovën
18 dhjetor 2018
| 20:41
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se letra e presidentit Donald Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës.
“ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.
Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative, me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.