Haradinaj: LGBTI do ta ketë mbështetjen institucionale
10 tetor 2018
| 10:01
Kryeministri Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetje paradës së komunitetit LGBTI që do të mbahet sot në Prishtinë.
“Orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar”.
“Është fat i madh që duke qenë shtet i ri ne kemi Kushtetutën, që siguron liri individuale për të gjithë”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale, për të qenë të lirë dhe sigurt në shfaqjen e përcaktimit të tyre”, ka shkruar Haradinaj.