
Haradinaj: Ligji për Qeverinë është jashtëzakonisht i rëndësishëm
19 shkurt 2019
| 11:58
Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në takimin e Komisionit për hartimin të Ligjit për Qeverinë.
Haradinaj pas këtij takimi ka thënë se në kuadër të reformës shtetërore po vazhdon procesi i draftimit të Ligjit për Qeverinë.
Ai ka thënë se ky ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm pasi që rregullon numrin e resorëve dhe të emëruarve politikë, si dhe mënyrën e ndarjes së përgjegjësive.
Kryeministri Haradinaj ka bërë me dije se në këta takim është njoftuar për ecurinë dhe dinamikën e punës së deritashme, që sipas tij na inkurajon se Kosova do ta ketë ligjin më të mirë për qeverisjen në rajon.
Ndërkaq Koordinatori i grupit, Besnik Tahiri, ka thënë se ky projektligj është hapi më i madh në reformën shtetërore.
/Epoka e re/