Haradinaj: Limaj e Kurti takimin zyrtar e kanë pasur më 4 prill në ‘Boho’

23 prill 2025 | 11:06

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë mbrëmë në një intervistë në “Pressing” në T7, ku konfirmon se Fatmir Limaj është takuar me Albin Kurtin.

Madje Haradinaj ka thënë se Limaj me Kurtin është takuar më 4 prill në restorantin ‘Boho’ afër qeverisë.

“Takimin më zyrtar e kanë pasur (Limaj e Kurti) më 4 prill, në ‘Boho’, në katin e dytë. Kanë qëndruar një kohë të gjatë të dy”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nëse dëshirojnë ata edhe orën e menynë ua tregon.

Ndërkaq sot Limaj pas seancës së sotme të Kuvendit e ka mohuar këtë takim me Kurtin.

“Jo, jo bre jo se marova t’u ju thanë. Kush t’më thirr takohemi, kam thënë”, është shprehur Limaj.

Limaj për takimin me Kurtin: Jo bre jo, marova t’u ju thënë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aksionit të zhvilluar sot në Gjakovë, ku…