
Haradinaj: Liria ka emër, Reçakun dhe Prekazin
15 janar 2021
| 11:25
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Reçak, në 22-vjetorin e masakrës së Reçakut.
Haradinaj ka thënë se liria ka emër nën themelet e të rënëve në luftë.
“E vërtetë që liria ka emër. Lirika ka emër ka Prekazin, Reçakin, varret dhe vuajtjet e atyre që i kanë më të dashurit në themelet e lirisë. Lavdi e përjetshme për të gjithë”,ka thënë Haradinaj.