Haradinaj liron nga detyra e këshilltarit Sylejman Selimin me kërkesën e tij
03 qershor 2019
| 16:03
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin.
“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.