Haradinaj: Lluka, njëri nga tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë
02 tetor 2018
| 16:29
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur të martën në takim sipërmarrësin e mirënjohur Ekrem Lluka.
Ai ka thënë se Lluka është njëri nga tatimpaguesit dhe punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë.
Kryeministri ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se me Llukën kanë biseduar për sfidat me të cilat ballafaqohet biznesi në vendin tonë.
“Suksesi i secilit në fushën e biznesit është parakusht për zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik dhe social të vendit tonë. Qeveria në vazhdimësi po krijon lehtësira për të bërit biznes, si mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.
/Epoka e re/