Haradinaj: Luan Hajdaraga dha kontribut të çmuar në luftën për lirinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Hajdaraga me rastin e vdekjes së familjarit të tyre, ish-ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë Luan Hajdaraga.
Më këtë rast Haradinaj ka thënë se Hajdaraga pjesën më të madhe të jetës ishte në shërbim të Republikës së Shqipërisë dhe në kohën kur luftohej për lirinë e Kosovës, si ministër i mbrojtjes ka dhënë kontribut të çmueshëm.
“Ndarja nga jeta e ish-ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Luan Hajdaraga, më preku thellë. Hajdaraga pjesën më të madhe të jetës ishte në shërbim të Republikës së Shqipërisë dhe në kohën kur luftohej për lirinë e Kosovës, si ministër i atëhershëm i Mbrojtjes, dha kontribut të çmueshëm. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë e të ndjerit, si dhe Kuvendin dhe Qeverinë shqiptare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/