Haradinaj i lumtur për zhbllokimin e vendit nga kriza energjetike
26 dhjetor 2017
| 17:11
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur për arritjen e marrëveshjes në mes të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe banorëve të Hadës e Shipitullës, e cila i jep fund krizës energjetike.
“Jam i lumtur që është zhbllokuar vendi nga kriza energjetike. Sot, është përmbyllur procesi i shpronësimit në Hade dhe Shipitullë dhe fillon puna e prodhimit të shtuar në termocentralet e Kosovës. Prodhimi i brendshëm energjetik për qytetarët tonë, duke mos importuar më rrymë, është arritje e madhe. Periudhës emergjente dhe humbjeve po u vjen fundi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.