Haradinaj: LV-ja nuk i fiton 50%, ka kaluar koha e Ibrahim Rugovës

17 janar 2021 | 21:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kjo parti synon të ketë 20 deputetë, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai foli edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kjo mbetet një ëndërr për ta.

“Ata që pretendojnë mbi 50 për qind ka kaluar koha e Ibrahim Rugovës, edhe mi çu Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën është vështirë me besuar”, thotë ai në Kanal 10.

I pyetur rreth respektimit të masave anti-COVID, ai thotë se ato s’po respektohen, fatkeqësisht.

“S’po respektohen masat, rrallë, thuajse hiç, në aktivitete për kandidatë për deputetë s’ka respektim. Po bëjmë edhe thirrje publike për kujdes, por s’është vetëm AAK, por të gjitha partitë. Shpresoj që vjen vaksina”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për…