Haradinaj: LV-ja po mbron interesat e nipave të Stanishiqit e Rankoviqit

28 prill 2022 | 10:57

Kryetari i AAK-së, njëherit edhe deputet i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e kanë hallin te ambasadori Martin Berishaj por te forca politike që udhëheq Kosovën e cila ka qenë kundër investimeve në energji tash e 20 vjet.

Sipas tij, me rastin e Berishajt u zbulua arsyeja.

Haradinaj ka thënë se Vetëvendosja mbron interesat e Stanishiqit dhe Rankoviqit.

Ai ka shtuar se pyetja shtohet se ka i kanë marrë informatat dhe këshillat, kush ka ndikuar në trurin e tyre që janë shumë të zot dhe të mençur dhe dinë të mbajnë leksione si ka ardhur deri te këto qëndrime LV-ja?

“Përgjigjen e kemi marrë tani krejt rastësisht me transaksionet e një mendimtari të LV-së që ka ndikim të vendimet e tyre, me siguri nuk është i vetmi dhe me siguri që nuk e ka bërë vetëm për vete transaksionin. Po del që LV-ja mbron interesa politike të njerëzve të Jovica Stanishiqit dhe Aleksandër Rankoviqit”, ka deklaruar Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që Qeveria e…