Haradinaj, LV-së: A i keni numrat për formimin e qeverisë?
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koncepti që përfaqëson Albin Kurti në politikë është mashtrim.
Ai ka thënë se është duke bërë politikë për kauzë dhe jo për krijimin e institucioneve.
“Koncepti që Albin Kurti përfaqëson në politikë është mashtrim. Ka bërë politikë me mbet në kauzë, jo t’i krijojë institucionet. Nuk do ta krijojë qeverinë Albin Kurti, por do të vazhdojë të mbetet në kauzë”.
“Sa shpesh ma bënin pyetjen LV-ja: ‘a i bane numrat?’. Në ato rrethana ne i krijuam institucionet. Ku janë LV-ja sot? A i kanë numrat? Çka po ndodh sot në Kosovë? Një telenovelë. Përgjegjësia për t’i krijuar institucionet i bie fituesit të zgjedhjeve”.
“Nëse dështon koalicioni, nëse neve na kërkohet ndihma për t’i krijuar institucionet, ne do ta shqyrtojmë këtë mundësi. Nuk jemi parti për ta bllokuar Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj në Kuvendin e jashtëzakonshëm të punës së AAK-së.