Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë!
Shumë qytetarë janë ankuar se këtë muaj, faturat e rrymës u kanë shkuar më të larta se zakonisht.
Ata kanë deklaruar se edhe pse kanë shpenzuar njëjtë me dhjetorin e vitit të kaluar, kësaj radhe ato kanë ardhur të “fryra”.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar zyrtar i AAK-së, Daut Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se kjo dëshmon qartë se “mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve”.
Ai ka thënë se kjo është arsyeja e anulimit të “Kosova e Re” për t’i lejuar Serbisë dominimin energjetik në kurriz të qytetarëve.
“Kjo dëshmon qartë se mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë”
“Kjo ishte edhe arsyeja e anulimit të ‘Kosovës së Re’, duke ia lejuar Serbisë dominimin energjetik në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj për “Blic”-in.
Në lidhur me situatë të krijuar kanë reaguar edhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Ata kanë potencuar se nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nga konsumatorët.