Haradinaj: Malisheva është e vendosur që më 6 tetor të konfirmojë vendimet historike
03 tetor 2019
| 22:06
Pas Prishtinës, koalicioni AAK-PSD ka mbajtur tubimin tjetër në Malishevë.
Edhe në Malishevë, të nominuarin për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, e ka pritur salla plotë, me brohorima e përshëndetje.
“Malisheva është e vendosur që më 6 tetor të konfirmojë vendimet historike, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, ushtrinë dhe taksën. Bashkë për Kosovën 100%”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.