Haradinaj: Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme

26 mars 2020 | 23:39

Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklarata e krerëve të lartë të Administratës amerikane dhe Departamentit të Shtetit se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh, është siguria më e madhe dhe garancia më e duhur që i nevojitet Kosovës sot për të ecur përpara.

“Kohën dhe energjinë më të madhe sa isha kryeministër, ia kam kushtuar luftimit të zërave konspirativ e të pasaktë, që dikur thonin se Amerika është për shkëmbim territoresh, duke synuar gabimisht largimin tonë nga aleati ynë historik, SHBA-të. Ai plan ka pasë mundësi të jetë në tavolina tjera, por asnjëherë në tavolinën e udhëhequr nga SHBA-të. Sonte, ndihem i përmbushur dhe i sigurtë, që kjo bindje po konfirmohet edhe deklarativisht”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Haradinaj ka pohuar se marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme.

“Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluiggi Donnarumma mbetet lideri i Milanit. Kontrata e portierit skadon…